9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Turqi – Prodhimi i automobilave u rrit 27% në 10 muaj

Më të lexuarat

Në total prodhimi për këtë periudhë është realizuar në 1 milionë e 380 mijë automjete, kurse prodhimi i automobilave më vete është realizuar në nivelin 941 mijëve.

Kështu prodhimi total ka arritur nivelin më të lartë të industrisë automobilistike turke brenda zhvillimit historik të saj për sa i takon prodhimit për periudhën janar-tetor të vitit.

Në 10 muajt e parë të këtij viti eksporti total i sektorit automobilistik mbi bazën e copëve është rritur në raportin 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kurse eksporti i autoveturave është rritur me 34%. Në këtë periudhë janë eksportuar gjithsej 1 milionë e 103 mijë copë automjete, nga të cilat 769 mijë kanë qenë autovetura.

I llogaritur në bazë të euros dhe dollarit, eksporti i përgjithshëm i sektorit automobilistik turk në periudhën janar-tetor 2017 është rritur me 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në këtë periudhë Turqia ka bërë 23,8 miliardë dollarë eksporte në automobilistikë. Edhe eksporti i automobilave është rritur me 54% dhe është realizuar në nivelin e 9,7 miliardë dollarëve. Kurse i llogaritur në euro eksporti automobilistik është rritur me 54% dhe është ngritur në nivelin e 8,7 miliardë eurove.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit