10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Turqi, ndërtohet kampi i parë i montuar dy katësh për refugjatët

Më të lexuarat

Kemi 1.000 shtëpi dy-katështe të montuara të cilat janë të gatshme që menjëherë të vendosen refugjatët, tha zëvendës guvernatori i Kilisit.KILIS (AA) – Turqia ka përgatitur kampin e parë të këti lloji për refugjatët, nga kontejnerë dy-katësh montues në provincën jugore Kilis, për të qenë e gatshme për një fluks të ri të njerëzve që largohen nga qyteti fqinj sirian, tha zëvendës guvernator provincial për Anadolu Agency (AA).

Në kampin e refugjatëve “Oncupinar” në Kilis, i cili është themeluar në vitin 2012, jetojnë rreth 13 mijë njerëz.

“Kemi 1.000 shtëpi dy-katështe të montuara të cilat janë të gatshme që menjëherë të vendosen refugjatë, kurse brenda dy javësh do të vendosim edhe 248 shtëpi të tilla”, tha Mustafa Unver Buke, zëvendës guvernator i Kilis dhe drejtor i kampit të refugjatëve.

Sipas tij, pjesa e re e kampit mund të akomodojë rreth 10 mijë persona. Buke shpreson se pjesa e re e kampit me shtëpi dy-katëshe do t’iu mundësojë refugjatëve sirianë të vendosen shpejtë dhe me lehtësi.

“Presim sirianët që nga viti 2012. Para ndërtimit të zonave të reja të kampit, ne kemi marrë në konsideratë rutinat e tyre të përditshme dhe marrëdhëniet e tyre mes vete, pas një vëzhgimi të gjatë”, thotë Buke.

Guvernatori Sulejman Tapsiz, i cili shërben në Kilis më shumë se katër vjet, mbështet idenë se ndërtimi i kontejnerëve dy-katëshe në kamp, ​​ku do të ketë edhe shkollë, tre hapësira me përmbajtje sociale dhe dyqane.

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 35 mijë refugjatë sirianë kanë gjetur strehim në kampet e refugjatëve në krahinën turke Kilis.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit