21.7 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Turqi, mbi 850 mijë refugjatë do të marrin karta debitore bankare

Më të lexuarat

Mbi 850 mijë refugjatë në Turqi, do të pajisen gjatë muajit gusht me kartela debitore bankare të financuara nga Bashkimi Evropian (BE), shpërndarjen e të cilave do ta bëjë Gjysmëhëna e Kuqe Turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Zyrës për ndihma humanitare në Turqi, që vepron në korniza të Komisionit Europian (ECHO), Jane Lewis, në një prononcim për AA tha se synimi i tyre është që deri në shtator, me kartela të tilla të pajisen një milion refugjatë.

“Prej këtij muaji, mbi 850 mijë refugjatë nën mbrojtje të përkohshme ndërkombëtare do të pajisen me një kartelë dhe do të marrin transferimin mujor”, tha Lewis i cili shpreson që deri në shtator të kenë një milion njerëz nën programin e tyre, megjithëse objektivi aktual është 1.3 milion njerëz të marrin një kartelë të tillë.

Lewis tha më tej se shuma mujore e parave për çdo refugjat i cili qëndron jashtë kampeve të refugjatëve dhe që është i regjistruar në drejtorinë e migracionit rajonal, ëshë rritur nga 100 në 120 lira turke.

Turqia ka strehuar numrin më të madh të refugjatëve sirianë nga çdo vend tjetër në botë. Që nga fillimi i luftës civile siriane, vendi ka shpenzuar rreth 25 miliardë dollarë ndihmë dhe strehim.

Kartat debitore bankare të Halkbank u mundësojnë refugjatëve të blejnë në shitore dhe të tërheqin para nga ATM-ja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit