10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Turqi, lirohet familja e vrasësit të ambasadorit rus

Më të lexuarat

Gjashtë anëtarët e familjes së vrasësit të ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov, sot janë lënë të lirë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mëngjesin e sotëm në provincën Aydin janë liruar prindërit, motra, dy dajallarët dhe tezja e 22 vjeçarit Mevlut Mert Altintas, i cili të hënën vrau ambasadorin e Federatës Ruse, ka konfirmuar një burim anonim brenda policisë.

Karlov, i cili ushtronte detyrën e ambasadorit të Rusisë në Turqi, ndërroi jetë të hënën më 19 dhjetor, pasi mbi të, sulmuesi i lartpërmedur qëlloi me armë zjarri gjatë hapjes së një ekspozite në Ankara.

Pas sulmit policia turke arrestoi gjithsej 13 persona përfshirë cimerin e Mevlutit në Ankara. /AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit