20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Turqi-Izrael, Marrëveshje mbi një draft për një cështjen “Mavi Marmara”

Më të lexuarat

Takimi i 2-të, që u mbajt në Jerusalem për shpagimin e familjeve të 9 shtetasve turq të vrarë dhe 70 të tjerëve të plagosur në bordin e anijes “Mavi Marmara”, u mbyll me marrëveshjen e palëve mbi një draft, bëjnë të ditur burime zyrtare turke.

Autoritete zyrtare izraelite deklaruan se në fund të këtij takimi, që u realizua në një klimë pozitive, palët i janë afruar shumë marrëveshjes dhe ndoshta nuk do të ketë nevojë për një raund të tretë bisedimesh.

Në takimin e Jerusalemit, Turqia u përfaqësua nga delegacioni i udhëhequr prej Nënsekretarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Feridun Sinirliollu dhe ndihmësit të tij, Omer Onhon; kurse Izraeli nga Jozef Kishanover, këshilltar i Kryeministrit Beniamin Netanjahu, si dhe kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Jakov Amidror.

Raundi i parë i bisedimeve ndërmjet Ankarasë dhe Tel-Avivit lidhur me sulmin izraelit në anijen “Mavi Marmara” është mbajtur më 22 prill, në kryeqytetin turk./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit