6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Turqi – Investimet e huaja direkte 5-fishiohen në 10 vite

Më të lexuarat

Sipas një hulumtimi, investimet e huaja direkte (IHD) që janë bërë në vitin 2016 në Turqi janë rritur me 3%, krahasuar me një vit më parë.

Projektet e investimeve të huaja direkte në Turqi janë rritur rreth 5 herë gjatë 10 viteve të fundit.

Sipas hulumtimit “Tërheqja e Investimeve Evropiane-2017”, i cili është rezultat i intervistave me 505 menaxherë në mbarë botën, i realizuar nga kompania “EY”, një firmë e specializuar në fushën e auditimit dhe konsulencës ndërkombëtare, investimet e huaja direkte (IHD) që janë bërë në vitin 2016 në Turqi janë rritur me 3% në krahasim me vitin e mëparshëm (2015).

Nëse shikojmë ndryshimin që ka ndodhur në numrin e investimeve të huaja direkte të bëra në Turqi gjatë 10 viteve të fundit, dallojmë se numri i projekteve (që janë realizuar me investime të huaja direkte) nga 28 që ka qenë në vitin 2006, vitin e kaluar arriti në 138, duke u rritur rreth pesë herë.

Ndërsa për projektet e reja në vitin 2015 u krijuan 2 mijë 971 vende të reja pune, vitin e kaluar (2016) kjo shifër arriti në 7 mijë e 179, duke shënuar një rritje me 142%. Kështu vetëm gjatë një viti u krijuan 4 mijë 208 vende të reja pune.

Shefi i Departamentit të Financimit të Korporatave i kompanisë “EY” në Turqi, Myshfik Xhantekinler (Müşfik Cantekinler) thotë:

“Popullsia e re e Turqisë, shprehitë e konsumit, kultura e sipërmarrjes dhe pozita gjeografike janë gjithmonë faktorë tërheqës për investitorët e huaj dhe investimet e huaja do të vazhdojnë të rriten nëse këta faktorë mbështeten me rritje ekonomike dhe politika të duhura investimi”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit