20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Turqi, importet e naftës mbi 42 milionë ton në vitin 2017

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Importet e naftës në Turqi janë rritur për 6,43 për qind në vitin 2017 krahasuar me një vit më parë, për të arritur në 42,7 milionë ton, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që AA ka mbledhur nga Komisioni Rregullator i Tregut Energjetik (EPDK), Turqia ka importuar sasinë më të lartë të naftës nga Iraku, Rusia dhe Irani.

Importi i naftës nga këto vende përbënte 62,4 për qind të totalit të importeve.

Poseduesit e liçencës së rafinimit importuan 30,1 milionë ton naftë nga sasia e përgjithshme kurse poseduesit e liçensave të shpërndarjes 12,5 milionë ton dhe mbajtësit e liçensave të depove të karburantëve kanë importuar 795 mijë ton naftë në vitin 2017.

Përveç kësaj, importet e dizelit në Turqi janë rritur për 8,7 për qind për të arritur në 13,5 milionë ton në vitin 2017, krahasuar me një vit më parë.

Çmimet e naftës u rritën për shumë se 30 për qind në vitin 2017 në raport me vitin 2016.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit