10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Turqi, hapet pas restaurimit xhamia 650 vjeçare prej druri

Më të lexuarat

Xhamia e fshatit Ordu, e ndërtuar 650 vjet më parë gjatë sundimit të fisit Selçuk, u la në harresë atëherë kur banorët e fshatit ndërtuan një xhami nga betoni 30 vjet më parë

E braktisur për disa dekada, një xhami 650 vjeçare e ndërtuar prej druri, këto ditë është restauruar dhe tashmë ndodhet përsëri në shërbim të besimtarëve, por edhe të turistëve të shumtë të cilët vizitojnë këtë zonë që ndodhet pranë Detit të Zi të Turqisë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Xhamia e fshatit Ordu, e ndërtuar 650 vjet më parë gjatë sundimit të fisit Selçuk, u la në harresë atëherë kur banorët e fshatit ndërtuan një xhami nga betoni 30 vjet më parë.

Xhamia shekullore, ka një karakteristikë të veçantë, sepse gjatë ndërtimit nuk është përdorur asnjë gozhdë.

E restauruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve të Turqisë në bashkëpunim me Komunën Çarshamba, xhamia tashmë është e hapur për lutjet, por edhe për vizitorët.

Në një prononcim për AA, kryetari i komunës, Huseyin Dundar, tha se kjo xhami shërben si një model i akrikekturës prej druri, një karakteristikë e arkitekturës turko-islame.

“Dekorimi i brendshëm dhe teknikat e gdhendjes së drurit, flasin për rëndësinë që ka xhamia, dhe si e tillë ajo të përdoret për qëllime turistike”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit