11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Turqi, Erdogan dhe Putin inaugurojnë tubacionin e gazit natyror “Rrjedha Turke”

Më të lexuarat

Me pjesëmarrjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, sot në Turqi u bë inaugurimi i projektit të gazit natyror Rrjedha Turke, përmes të cilit gazi rus do të transferohet në Ballkan dhe Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në ceremoninë e inaugurimit të projektit në Stamboll, ku morën pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri bullgar Bojko Borisov, Erdogan e cilësoi projektin si “historik” në aspektin e raporteve bilaterale dhe në fushën e energjisë.

Projekti i tubacionit të gazit natyror Rrjedha Turke, i cili do të transportojë gaz natyror nga Rusia në Evropë përmes Turqisë, konsiderohet një hap i mëtejshëm në marrëdhëniet turke dhe ruse në fushën e energjisë.

Erdoğan theksoi se tregtia dypalëshe me Rusinë është rritur rregullisht, duke shtuar se tubacioni Rrjedha Turke u përfundua sipas planit.

“Bashkëpunimi me Rusinë në sferën e energjisë me sukses ka tejkaluar çdo lloj sprove, sikurse edhe në fushat e tjera”, tha ai, duke shtuar se nuk kanë lejuar që dallimet në mendime t’i tejkalojnë interesat e përbashkëta të dy vendeve.

“Falë projektit, 15,75 miliardë metra kub gaz natyror nga 31,5 miliardë do të vijnë drejtpërdrejt në Turqi pa asnjë shtet ndërmjetësues”, theksoi presidenti turk.

Tubacioni i gazit natyror Rrjedha Turke një kapacitet të përgjithshëm prej 31,5 miliardë metra kub, nga të cilat linja e parë do të transportojë 15,75 miliardë metra kub për konsumatorët turq.

Linja e dytë do të transportojë 15,75 miliardë metra kub gaz në Evropë përmes Turqisë.

Kompania BOTAŞ ndërtoi linjën e parë që do të lidhet me rrjetin ekzistues të gazit të Turqisë, ndërsa linja e dytë, që do të operohet nga një ndërmarrje e përbashkët Gazprom-BOTAŞ, do të shtrihet në kufirin turko-evropian në rajonin e Trakisë në Turqi.

Në fjalën e tij, Erdoğan po ashtu potencoi se Turqia “assesi” nuk është dhe nuk ka qenë pas një tensioni rajonal.

Presidenti turk u shpreh se asnjë projekt në Mesdheun Lindor ku nuk përfshihet Turqia nuk ka mundësi të zbatohet në aspektin ekonomik, kufitar dhe diplomatik.

Gjithashtu, Erdogan në fjalën e tij foli edhe në lidhje me tensionet e fundit midis SHBA-së dhe Iranit.

“Tensioni midis aleatit tonë SHBA-së dhe fqinjit tonë Iranit, që tashmë një kohë po vazhdon, arriti në një pikë që nuk e kemi dëshiruar aspak”, tha Erdoğan.

“Turqia nuk do dëshiron që as Iraku, as Siria, as Libani e as rajoni i Gjirit të jenë skenë e luftërave të deleguara”, shtoi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

– Putin: Transferimi i gazit rus përmes Turqisë në Evropë do të ketë efekt në ekonominë evropiane

Putin, gjatë fjalës së tij në ceremoni tha se në përgjithësi përfundimi i projektit të Rrjedhës Turke është një zhvillimi i rëndësishëm për kontinentin evropian.

“Bashkëpunimi mes Rusisë dhe Turqisë zhvillohet në çdo fushë pavarësisht përpjekjeve të penguar”, tha ai.

Ai tregoi se gazin natyror rus që 30 vite janë duke e eksportuar në Turqi.

“Fillimisht gazin natyror rus e transportonim nëpërmjet tubacionit Trans-Balkan. Pastaj, në mënyrë direkte filluam ta japim nëpërmjet Rrjedha e Kaltër. Partnerët tanë turq vetëm vitin e kaluar morën 24 miliardë metra kub gaz natyror”, tregoi Putin.

Presidenti rus tha se nëpërmjet linjës së parë të Rrjedhës Turke nga fushat në Siberinë Perëndimore do të vijë gazi natyror, ndërsa me anë të linjës së dytë gazi natyror nëpërmjet Turqisë do të transportohet në Ballkan, Bullgari, Greqi dhe Serbi.

“Transferimi i gazit rus në Evropë përmes Turqisë do të ketë efekt jo vetëm ekonomisë së Turqisë dhe rajonit të Detit të Zi, por edhe në shumë ekonomi të vendeve të Evropës Lindore dhe në aspektin e përgjithshëm do të sigurojë siguri tregut të energjisë evropiane”, theksoi ai.

Putin tha se ky tubacion do të menaxhohet në mënyrë të sigurtë dhe është eko-miqësor.

“Jemi duke jetuar në kushte jo aq të lehta, në një botë të vështirë. Fatkeqësisht, në këtë rajon ka tendenca drejt rritjes së tensioneve. Turqia dhe Rusia, nga ana tjetër, shfaqin shembuj shumë ndryshe”, përfundoi presidenti rus.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit