11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Turqi, avokati paraqet ankesë penale kundër Mianmarit

Më të lexuarat

Avokati Hasan Bozdaş paraqiti ankesën kundër 22 zyrtarëve të lartë të Mianmarit në Prokurorinë Publike të Ankarasë, me akuzën për krime që do të zbulohen pas hetimeve

 

Një avokat nga Turqia ka paraqitur një ankesë penale kundër disa zyrtarëve të Mianmarit me akuza për gjenocid kundër muslimanëve Rohingya dhe krime kundër njerëzimit në shtetin Rakhinë të Mianmarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Avokati Hasan Bozdaş paraqiti ankesën kundër 22 zyrtarëve të lartë të Mianmarit në Prokurorinë Publike të Ankarasë, duke i akuzuar gjithashtu për krime të tjera që do të zbulohen pas hetimeve.

Ankesa dha detaje rreth afatit kohor për krimet kundër njerëzimit të kryera në shtetin Rakhinë ndërsa përmendi një raport të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) dhe një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC).

Sipas Prokurores së ICC-së, Fatou Bensouda, zyra e saj ka pranuar disa komunikime dhe raporte që pretendojnë krimet që nga fundi i vitit 2017.

Prokurorja theksoi se ekzaminimi paraprak do të bëhet mbi zhvendosjen e detyruar të popullit Rohingya, përfshirë heqjen e të drejtave të tyre themelore si vrasjet, dhunën seksuale, zhdukjen me forcë, shkatërrimin dhe plaçkitjen.

Afër 24 mijë muslimanë Rohingya janë vrarë

Që nga 25 gushti i vitit 2017, sipas Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar Ontario (OIDA), afër 24 mijë muslimanë Rohingya janë vrarë nga forcat shtetërore të Mianmarit.

“Më shumë se 34 mijë Rohingya u hodhën në zjarr ndërsa mbi 114 mijë të tjerë u rrahën”, thuhet në raportin e OIDA-s, duke shtuar se 17.718 gra dhe vajza të komunitetit Rohingya u përdhunuan nga ushtria dhe policia e Mianmarit. Po ashtu theksohet se mbi 115 mijë shtëpi të Rohingya-ve u dogjën dhe 113 mijë të tjera u vandalizuan.

Sipas Amnesty International, më shumë se 750 mijë refugjatë Rohingya, kryesisht fëmijë dhe gra, kanë ikur nga Mianmari dhe kanë kaluar në Bangladesh, pasi forcat e Mianmarit nisën një goditje ndaj komunitetit pakicë musliman.

Populli Rohingya, i përshkruar nga OKB si më i përndjekur në botë, është përballur me frikën e rritur të sulmit, pasi dhjetëra u vranë në dhunën komunale në vitin 2012.

OKB-ja ka dokumentuar përdhunimet në masë, vrasjet, duke përfshirë edhe foshnjat dhe fëmijët e vegjël, rrahjet brutale dhe zhdukjet e kryera nga forcat shtetërore të Mianmarit. Në një raport, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e tilla mund të kenë përbërë krim kundër njerëzimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit