10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Turqi – Automjeti i parë vendor do të jetë në rrugë në vitin 2019

Më të lexuarat

Ministri Ozlu bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me projektet e automobilit dhe avionit vendor.

Ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Faruk Ozlu deklaroi se synojnë që automjetin vendor ta vënë në qarkullim në rrugë në vitin 2019.

Ministri Ozlu bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me projektet e automobilit dhe avionit vendor gjatë pjesëmarrjes në programin e një kanali televiziv.

“Objektivi ynë është që versionin e parë të automobilit vendor elektrik ta lëshojmë në qarkullim në rrugë në vitin 2019”, deklaroi Ozlu ndërsa shtoi se objektivi i avionit të parë vendor është viti 2023.

Ministri gjithashtu tha se për themelimin e bazës shkencore turke në Antarktidë është duke punuar një ekip prej 9 anëtarëve dhe se kjo bazë do të hapet në vitin 2018.

“Në Antarktidë ka vajtur një ekip prej 9 personash. Këtu veprojnë 53 vende prej të cilave 29 janë në cilësinë e këshilltarit. Ne duam të jem vendi i 30 në këtë aspekt dhe jemi duke përgatitur se cilat studime do ti bëjmë në Antarktidë, objektivi ynë është viti 2018”, deklaroi ministri Ozlu.

Ministri gjithashtu bëri deklarata të rëndësishme edhe në lidhje me punimet për bazën hapësinore, ndërsa shtoi se “Turqia do të formoj një bazë hapësinore, tani është pyetje e momentit të miratimit të ligjit në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë”.

Ozlu deklaroi se në rendin e ditës është edhe trajnimi i kozmonautëve turq.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit