14.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Turqi, arrestohet kreu i grupit kriminel Adnan Oktar

Më të lexuarat

rokuroria shtetërore e Turqisë në Stamboll kryen hetim të gjerë kundër organizatës kriminele të personit kontrovers Adnan Oktar, i njohur edhe si Harun Yahya.

Duke vepruar në bazë të urdhrit të Prokurorisë, policia turke në pesë rajone sot në mëngjes filloi operacionin për arrestimin e 235 personave të dyshuar.

Deri tani nga liria janë privuar të paktën 79 të dyshuar, përfshirë edhe Oktar i cili është arrestuar në vilën e tij luksoze në vendin Cengelkoy.

Operacioni policor zgjat edhe më tej, ndërsa në kërkimin e personave të kërkuar marrin pjesë edhe helikopterë dhe anije policore.

Organizata kriminale e Oktar-it ngarkohet për një varg veprash të rënda penale, përfshirë krim të organizuar, abuzim seksual të fëmijëve, marrëdhënie seksuale me të mitura, rrëmbime, evazion fiskal dhe shkelje të Ligjit kundër terrorizmit.

I dyshuari i parë Oktar është pronar i televizionit “A9” në të cilën udhëheq emisione në të cilat është i rrethuar me starleta gjysëm të zhveshura të cilat i quan “mace” të tij, duke debatuar për tema të ndryshme shoqërore, përfshirë edhe vlera dhe parime fetare./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit