20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Turqi: 11 emigrantë humbën jetën, 7 shpëtuan

Më të lexuarat

Mediat turke raportojnë se 11 emigrantë, përfshirë 3 fëmijë, kanë humbur jetën pasi anija e tyre është fundosur gjatë kalimit nëpër Detin Egje për në Greqi. Roja bregdetare e Turqisë i ka shpëtuar 7 vetë të tjerë.

Agjencia Anadolu, që udhëhiqet nga shteti, raportoi se roja bregdetare turke i ka hetuar refugjatët dje gjatë një patrulle rutinore në bregun jugperëndimor të provincës Ajdin.

Agjencia DHA thotë se 7 persona të mbijetuar ishin sirianë, ndërsa anija ishte nisur për në ujdhesën greke Samos, transmeton Rel.

DHA ka transmetuar pamje të meshkujve, fermave dhe fëmijëve, duke pritur në rresht, derisa anije dhe helikopterë kërkonin për të mbijetuar të tjerë eventualë.

Nuk është e qartë se sa njerëz ishin në anije.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit