7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Turneu tradicional i mundjes në Studeniçan, fitues Adem Ustaoğlu nga Turqia

Më të lexuarat

Në këtë turne i cili u mbajt në fshatin Studeniçan të Shkupit, morën pjesë mbi 100 mundës nga vende të ndryshme, duke përfshirë Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën, Turqinë, Bullgarinë dhe Greqinë

 

SHKUP (AA) – Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u organizua turneu i 8-të tradicional i mundjes Etno Fest nën moton “Tradita vazhdon”, raporton Anadolu Agency (AA).

Turneu organizohet nga Shoqata Qytetare për Arsim, Kulturë, Sport dhe Ekologji (AKSI), mbështetur nga Federata e Mundjes Turqi dhe Federata Botërore e Organizatave Ballkanike.

Në këtë turne i cili u mbajt në fshatin Studeniçan të Shkupit, morën pjesë mbi 100 mundës nga vende të ndryshme, duke përfshirë Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën, Turqinë, Bullgarinë dhe Greqinë.

Koordinatori i Përgjithshëm i Ekipeve Kombëtare të Turqisë, Adem Varlık, në deklaratën për AA, tha se mundja tradicionale është një traditë e cila ka dalë nga Rumelia dhe se vazhdohet për qindra vite.

Ai duke treguar se mundja tradicionale është traditë, sport kombëtar dhe gjithçka për ato, tha se “Është një sport i cili lidh njerëzit njëri me tjetrin me të cilët jemi në një bashkim të përzemërt në këtë gjeografi të ndryshme. Jemi shumë të kënaqur se kjo organizohet këtu”.

Varlık, fshatin Studeniçan e përshkroi si një fshat shumë të rëndësishëm prej ku kanë dalë mundës shumë të suksesshëm.

Ai gjithashtu tregoi se në turne marrin pjesë bashpehlivanë nga Turqia, tha se çdo vit mbështesin këtë organizim në Maqedoni.

Ndërsa kryetari i Shoqatës AKSI, Afet Jashari, theksoi se vitin e kaluar në turne kanë marrë pjesë rreth 8 mijë persona, tha se besojnë që këtë vit ky numër të rritet.

Jashari tërhoqi vëmendjen në atë se në turne kanë treguar interes një numër i madh i mundësve. “Gati se 5 shekuj me ardhjen e Perandorisë Osmane, këtu ka lindur edhe në Karshiakën e Shkupit etno tradita siç është mundja. E kemi ruajtur dhe ne si shoqatë qytetare do të vazhdojmë ta ruajmë”, tha ai.

Në kuadër të turneut i cili zgjati gjatë gjithë ditës me pjesëmarrjen e rreth 100 mundësve në 5 kategori, u shfaqën edhe lojëra të ndryshme folklorike.

Në finalen e turneut u përballën Adem Ustaoğlu nga Turqia me Muhammed Veseli nga Shkupi. Pas një përballje të gjatë, Ustaoğlu e fitoi kundërshtarin e tij dhe u bë bashpehlivani i turneut. Vendin e tretë në turne e fitoi gjithashtu nga Turqia mundësi Okan Yavaş.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit