14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“Turkish Fighter” planifikohet të bëjë fluturimin e parë në vitin 2023

Më të lexuarat

Prototipi i Avionit Luftarak Kombëtar (Turkish Fighter, TF-X) të Turqisë planifikohet të realizojë fluturimin e parë në vitin 2023, bëri të ditur ndihmëspresidenti i Departamentit të Industrisë së Mbrojtjes, Celal Sami Tufekçi…

 

Prototipi i Avionit Luftarak Kombëtar (Turkish Fighter, TF-X) të Turqisë planifikohet të realizojë fluturimin e parë në vitin 2023.

Ndihmëspresidenti i Departamentit të Industrisë së Mbrojtjes, Celal Sami Tufekçi, vizitoi të hënën Qendrën Kërkimore dhe Aplikative për Teknologjitë e Aviacionit dhe Hapësirës (UZAYTEM), në Universitetin “19 Maji” të Samsunit.

Tufekçi tërhoqi vëmendjen mbi zhvillimet që janë shënuar viteve të fundit në industrinë turke të mbrojtjes.

Ai theksoi se falë progresit konkret në industrinë e mbrojtjes gjatë 15 viteve të fundit, Turqia është bërë një shtet që përmendet shpesh në këtë aspekt. Tufekçi tha gjithashtu se projektet kombëtare në industrinë e mbrojtjes vazhdojnë me shpejtësi.

Një prej tyre – shtoi ndihmëspresidenti i Departamentit të Industrisë së Mbrojtjes – është Projekti i Avionit Luftarak Kombëtar, përmes të cilit synohet të dizajnohen e prodhohen me mundësi dhe kapacitete vendore avionë luftarakë modernë për të zëvendësuar gjuajtësit F-16, që janë aktualisht në inventarin e Komandës së Forcave Ajrore të Turqisë dhe do të nxirren nga qarkullimi gradualisht duke filluar nga viti 2030.

Celal Sami Tufekçi potencoi mes të tjerash se prototipi i Avionit Luftarak Kombëtar të Turqisë planifikohet të realizojë fluturimin e parë në vitin 2023.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit