7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Turkish Airlines zhvendoset në aeroportin e ri në Stamboll – operacioni zgjati 45 orë, u bllokuan tri autostrada dhe dy aeroporte

Më të lexuarat

Kompania e njohur Turkish Airlines u zhvendos në aeroportin e ri të Stambollit të shtunën, operacioni ky i cili thuhet se zgjati rreth 45 orë dhe që vlerësohet si “më i madhi në historinë e aviacionit”.

Sipas mediave operacioni përfshinte transportimin e rreth 47,000 ton pajisjeve në 686 kamionë dhe qindra automjeteve të tjera nga baza e vjetër e operacioneve pranë Detit Marmara, rreth 40 kilometra në jug.

Siç bëhet e ditur tutje, kompania gjigante gjithashtu vuri në fluturim 337 nga aeroplanët e saj në vendin e ri.

Si pasojë, një masë e tillë thuhet të ketë ndikuar në bllokimin e tri autostradave kryesore dhe pezullimin e të gjithë trafikut ajror në dy aeroporte, për 12 orë brenda natës.

Kështu, të shtunën, stafi në Aeroportin e Stambollit e mirëpriti kompaninë në “shtëpinë e tyre të re”.

“Kemi një udhëtim të gjatë përpara nesh, që do të zgjasë vite [sic]”, kishin shkruar zyrtarët e aeroportit në Twitter.

https://twitter.com/BilalEksiTHY/status/1114035232989163520

Sipas DW, Qeveria e Turqisë ka plane të mëdha për aeroportin e ri, duke synuar ta bëjë atë aeroportin më të madh në botë.

Zhvillimi i tij u udhëhoq nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka lindur në Stamboll, dhe që dikur e quajti atë “një aeroport që Stambolli meriton”.

Megjithëse Erdogan zyrtarisht hapi aeroportin e ri në tetor të vitit të kaluar, pjesa e saj në trafikun e udhëtarëve ka mbetur i kufizuar për shkak të vonesave në punë.

Një fluturim i së shtunës në mëngjes në Singapor shënoi fluturimin e fundit të pasagjerëve të Turkish Airlines nga aeroporti Ataturk, ka thënë kompania.

Ndryshe, autoritetet parashikojnë se Aeroporti i Stambollit do të mirëpriste 90 milionë pasagjerë në vit në fazën aktuale të zhvillimit, me tre pista funksionale. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit