10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Turkish Airlines do të transportojë 60 ton ndihma në Somali

Më të lexuarat

Ylli hollywoodian Ben Stiller përmes rrjetit social Twitter ka kërkuar nga Turkish Airlines për të ofruar një nga avionët e saj për të dërguar ndihmën në Somali

ANKARA (AA) – Turkish Airlines do të dërgojnë 60 ton ndihma humanitare në vlerë prej 2 milionë dollarë në Somalinë e prekur nga uria, si pjesë e fushatës së yllit të Vine dhe Snapchat, Jerome Jarre, raporton Anadolu Agency (AA).

Ylli hollywoodian Ben Stiller përmes rrjetit social Twitter ka kërkuar nga Turkish Airlines për të ofruar një nga avionët e saj për të dërguar ndihmën në Somali.

Shumë përdorues të Twitter-it nga të gjitha pjesët e botës kanë mbështetur fushatën online e cila filloi me ‘#TurkishAirlinesHelpSomalia’ hashtag.

Më 17 mars, Turkish Airlines iu përgjigj me një postim në Twitter. “Gati për të fluturuar në ndihmë të Somalisë”. Linja ajrore kishte mesazhin edhe dashurinë e saj për Somalinë, duke shtuar: “Ne kemi marrë thirrjen për këtë fluturim kuptimplotë”. Qëllimi i ndihmës prej 2 milionë dollarë u arrit të mërkurën, pasi 75.000 njerëz bënë donacionet e tyre për fushatën.

Zëdhënësi i presidentit turk İbrahim Kalın foli me yllin e Hollywoodit në telefon dhe më vonë shkroi në Twitter: “Një punë e shkëlqyer dhe e hijshme nga Ben Stiller dhe miqtë e tij për popullin e Somalisë. Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar”.

Më 4 mars, Presidenti Recep Tayyip Erdoğan u bëri thirrje njerëzve për të marrë pjesë në fushatën humanitare të Gjysmëhënës së Kuqe turke për Somalinë.

Kryetari i Gjysmëhënës së Kuqe, Kerem Kinik, falënderoi Stiller-in për rritjen e ndërgjegjësimit mbi këtë çështje dhe tha se bamirësia është duke përgatitur tre anije dhe tre avionë mallrash për të dërguar ndihmat në Jemen, Somali dhe Sudanin e Jugut përmes Turkish Airlines.

Sipas OKB-së, më shumë se 20 milionë njerëz janë në prag të urisë në Afrikën Lindore, duke përfshirë rreth 1.4 milion fëmijë. Turqia nga viti 2011 ka dhënë më shumë se 121.9 millionë dollarë përmes Drejtorisë së Katastrofave dhe Menaxhimit me Emergjenca, Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe Drejtorisë së Çështjeve Fetare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit