6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Tufa e ujqërve shqyen një grua në Suedi

Më të lexuarat

Një punonjëse e kopshtit zoologjik u shqye nga një tufë prej 8 ujqërish në Suedi. Tridhjetë vjeçarja kishte hyrë në parkun e ujqërve e vetme në mbrëmjen e së dielës, kur bishat iu vërsulën dhe shërbimet e emergjencës nuk ndërhynë për ta shpëtuar nga frika se mos pësonin të njëjtin fund me viktimën.

Koordinatori i shërbimeve të emergjencës u shpreh për gazetën ‘Aftonbladet’: “Nuk mund të futesh për të shpërndarë një tufë ujqërish aq thjesht.”

Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi pasi nuk ka pasur dëshmitarë okularë në vendngjarje.

Parku i ujqërve është një nga pjesët më tërheqëse të Kolmarden, në Ostergotland. Kolmarden, i themeluar në vitin 1965, vizitohet nga rreth 500 mijë persona çdo vit./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit