12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Trump thyen protokollin me Tsipras, marrëveshje 2.4 miliardë dollarë për avionët grekë F 16

Më të lexuarat

Takimi i Donald Trump me kryeministrin grek Alexis Tsipras në Shtëpinë e Bardhë i tejkaloi dy orët, duke e thyer edhe protokollin.

Nga deklarata e përbashkët e dy liderëve dolën disa lajme që kanë të bëjnë me borxhin grek, ecurinë e ekonomisë të vendit fqinj, energjinë, shpenzimet e mbrojtjes dhe bazën ushtarake të Souda-s.

Trump iu referua në veçanti marrëveshjes për bazën detare të Soudas në Greqi:

“Do të doja të falënderoja kryeministrin grek dhe popullin grek, për mikëpritjen e forcave detare amerikane në bazën e Souda. Dhe i përgëzoj grekët sepse shpenzojnë 2% të buxhetit të tyre për nevojat e mbrojtjes”

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje interesin amerikan për përmirësimin e avionëve F 16 të ushtrisë greke, sipas një marrëveshje me një vlerë prej 2.4 miliardë dollarësh:

“Unë kam qenë gjithashtu i informuar se ekziston një marrëveshje për të përmirësuar F16 greke dhe kjo marrëveshje do të rrisë vendet e punës në SHBA dhe do do të përmirësojë marrëdhëniet tona.”

“Greqia luan një rol të rëndësishëm për stabilitetin në rajon dhe unë kam bindjen se me kapërcimin e pengesave financiare, vendi juaj do të jetë edhe më i fortë.

Greqia është një partner i rëndësishëm për SHBA. Ne kemi besim të madh te Greqia, dhe ne e dimë se ajo është aleati ynë për shumë vite.

Stabiliteti është shumë i rëndësishme dhe ne shpresojmë që Greqia të ketë një rol kyç “- përfundoi presidenti Trump.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit