10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Trump: Rusia, jashtëzakonisht e suksesshme në prishjen e peizazhit politik në SHBA

Më të lexuarat

Presidenti Trump tha se Rusia ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme në prishjen e peizazhit politik të Shteteve të Bashkuara me ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016 për shkak të hetimeve të mëvonshme disa muajore që pasuan.

“Në qoftë se qëllimi i Rusisë ishte të krijonte mosmarrëveshje, përçarje dhe kaos në Shtetet e Bashkuara. Atëherë, me të gjitha seancat dëgjimore, hetimet dhe urrejten e partisë republikane, ata kanë arritur të realizojnë ëndrrat e tyre. Ata po qeshin me arritjet e tyre në Moskë. Zgjohu Amerikë!”, tha Trump në një postim në Twitter.

“If it was the GOAL of Russia to create discord, disruption and chaos within the U.S. then, with all of the Committee Hearings, Investigations and Party hatred, they have succeeded beyond their wildest dreams. They are laughing their asses off in Moscow. Get smart America!”

Në një seri postimesh, Presidenti vazhdoi sulmet mbi hetimin për lidhjet e mundshme të fushatës së tij me Rusinë. Trump kritikoi gjithashtu këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare H. R. McMaster, i cili tha dje se kishte prova ‘të pakundërshtueshme’ të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhje, një ditë pasi prokurori i posaçëm Robert Mueller akuzoi 13 shtetas rusë dhe tre entitete ruse për kryerjen e një ‘beteje informacionesh’ për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe për të ndihmuar Trump të fitojë.

“Unë kurrë nuk thashë se Rusia nuk ndërhyri në zgjedhje, thashë se mund të jetë Rusia, Kina apo një vend tjetër apo grup vendesh, apo një gjeni prej 200 kilesh ulur në shtrat dhe që luan me kompjuterin e tij. ‘Rrenga’ e Rusisë ishte se fushata e Trumpit bashkëpunoi me Rusinë – ajo kurrë nuk ndodhi!” shkroi Trump.

“I never said Russia did not meddle in the election, I said “it may be Russia, or China or another country or group, or it may be a 400 pound genius sitting in bed and playing with his computer.” The Russian “hoax” was that the Trump campaign colluded with Russia – it never did!”

Trump tha se gjenerali McMaster “harroi të thotë se rezultatet e zgjedhjeve të 2016-së nuk u ndikuan apo ndryshuan nga rusët dhe se bashkëpunimi i vetëm që ndodhi ishte mes Rusisë dhe kundërshtares së tij demokrate Hillary Clinton”. /VOA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit