10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Trump nënshkruan protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO

Më të lexuarat

Trump ka nënshkruar protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, të cilin më herët e miratoi Senati i SHBA-ve

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, të cilin më herët e miratoi Senati i SHBA-ve, ku edhe zyrtarisht përfundoi procesi i ratifikimit në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Senati amerikan paraprakisht ratifikoi protokollin me një shumicë të madhe votash të senatorëve nga të dyja palët, ku 97 votuan “pro”, ndërsa vetëm dy senator, Rend Pol dhe Majk Li, ishin kundër.

Senatorët vlerësuan se kjo do të forcojë Aleancën dhe njëkohësisht do të forcojë demokracinë dhe pavarësinë e Malit të Zi.

Protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi duhet ta ratifikojë edhe Spanja, ndërsa Holanda duhet të kalojë afatin ligjor për organizimin e referendumit eventual. Në fund të procesit, nevojitet që edhe Parlamenti malazez të miratojë këtë dokument, ku Mali i Zi edhe zyrtarisht bëhet vendi anëtar i 29-të i NATO-s.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit