9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Trump mund ta prish marrëveshjen me Iranin

Më të lexuarat

Zyrtarët amerikanë thanë se Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, mund të prish marrëveshjen bërthamore të Iranit me fuqitë botërore duke u tërhequr nga ajo siç është zotuar të bëjë.

Vlerësimet e tyre janë në kundërshtim me deklaratat e Presidentit Hassan Rohani të Iranit, më 9 nëntor, se “nuk ka mundësi” se Trump do ta çmontojë marrëveshjen për shka se është miratuar nga një numër shtetesh në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Por zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Mark Toner dhe zyrtarë dhe ekspertë të tjerë të SHBA-së thanë se marrëveshja nuk ëhstë obligim ligjor dhe Trump jo vetëm se mund ta refuzojë që t’I përgjigjet asaj, por mund të ndryshojë urdhërat ekzekutiv të Presidentit Obama duke e tërhequr palën amerikane jashtë nga marrëveshja me lehtësimin e sanksioneve ndaj Iranit.

Është “një marrëveshje nga e cila cilado palë mund të tërhiqet”, tha Toner. “Dhe kjo do të ketë pasoja të thella për integritetin e marrëveshjes”.

Toner shtoi se tërheqja e SHBA-së nga marërvehsja mund të nxisë, me gjasë, Iranin që të fillojë sërish ndërtimin e programit të tij bërthamor – “një realitet”, siç tha, që shpreson se do ta shkurajojë Trumpin që të largohet nga marrëveshja.

Ish zyrtari i Thesarit në SHBA Zachary Goldman pajtohet se Trump efektivisht mund ta mbys marrëveshjen.

“Çdo gjë e miratuar me urdhër ekzekutiv mund të tërhiqet me urdhër ekzekutiv” I tha ai Reuters.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit