6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Trump: Ky është vetëm fillimi për ti dhënë fund viktimave të pafajshme

Më të lexuarat

Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës sonte ka urdhëruar sulm ajror kundër caqeve ushtarake të Bashar Al Assadit.
Sulmet janë nisur fillimisht me tomahaëk, ku janë bombarduar stacione të naftës, ajroporte dhe caqe të bazave të ndryshme të diktatorit sirian.
Në adresimin për amerikanë, Trump ka thënë se ka urdhëruar sulmin ndaj Sirisë.
“Të martën, diktatori Bashar Al Assad, përdori armë kimike duke vrarë në mënyrë të tmerrshme qindra fëmijë, gra dhe civil të pafajshëm”, tha Trump.
“Vdiqën fëmijë të pafajshëm, ishin shumë të bukur. Urdhërova sulm ndaj Sirisë dhe ky është vetëm fillimi. Kjo sepse Bashar Al Assad i ka thyer çdo rregull të OKB’së. SHBA bashkë me aleatët do ta ndal dhunën në Siri dhe çdo llojë terrorizmi në këtë shtet. Lutemi që të ndalen viktimat e pafajshme”, tha presidenti Trump.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit