14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Trump kërkon dorëheqjen e ligjvënëses myslimane

Më të lexuarat

Presidenti Donald Trump tha të martën se ndjesa që kërkoi ligjvënësja e re Ilhan Omar për komentet e saj se anëtarët e Kongresit mbështesin Izraelin pasi paguhen për ta bërë këtë, është “e çalë” dhe se ajo duhet të japë dorëheqjen.
Komentet e Trumpit u cilësuan me karakter fyese dhe raciste, raporton CNN.

Në komentet e bëra në Twitter gjatë fundjavës, ligjvënësja demokrate e Minesotës, njëra nga dy gratë e para myslimane që zgjidhen në Dhomën e Përfaqësuesve, kritikoi Komitetin Amerikano-Izraelit për Çështjet Publike (AIPAC), duke thënë se “gjithçka lidhet me Benjaminin”, një aludim për kartmonedhën 100 dollarëshe që ka portretin e Benjamin Franklinit.

E pyetur në Twitter se kush mendonte se i paguante anëtarët e Kongresit për të mbështetur Izraelin, zonja Omar u përgjigj: “AIPAC!”

Në një takim të kabinetit të martën, Presidenti Trump u tha gazetarëve se “antisemitizmi nuk ka vend në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.” Presidenti u shpreh se ajo që tha zonja Omar është “e tmerrshme”. “Unë mendoj se ajo duhet të japë dorëheqjen nga Kongresi ose nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Ajo që tha zonja Omar është e ngulitur thellë në zemrën e saj.”

Presidenti tha se ndjesa që ajo kërkoi është “e çalë dhe ajo nuk e ka seriozisht asnjë fjalë në këtë ndjesë.” Në ndjesën e saj, zonja Omar tha se nuk kishte ndërmend të fyente askënd, as amerikanët hebrenj, kur la të kuptohej se lobistët i paguajnë ligjvënësit për të mbështetur Izraelin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit