6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Trump: Kemi rrëzuar një mjet ajror pa pilot të Iranit

Më të lexuarat

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka njoftuar se kanë rrëzuar një mjet ajror pa pilot të Iranit në ngushticën e Hormuzit.

Në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se kanë rrëzuar mjetin ajror pa pilot i cili ka kërcënuar sigurinë e ekuipazhit dhe anijes sulmuese amfibe “USS Boxer” të Forcave Detare të SHBA-ve në ngushticën e Hormuzit.

Trump gjithashtu ka theksuar se e kanë rrëzuar me “qëllim mbrojtjeje” mjetin ajror pa pilot të Iranit që i është afruar anijes deri në 900 metra pavarësisht paralajmërimeve të bëra disa herë./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit