9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Trump deklaratë rreth çështjes së ekstradimit të Gülenit

Më të lexuarat

“Kjo çështje nuk është diçka që tani jemi duke e vlerësuar. Po shikojmë se çfarë mund të bëjmë për Turqinë, çdo herë shikojmë. Me Turqinë kemi arritur një moment të mirë”

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, tha se për momentin nuk vlerësojnë ekstradimin e kreut të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para udhëtimit të tij në Kaliforni, rreth lajmeve se Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-ve (CIA) ka arritur në përfundim se princi saudit i kurorës, Muhammed bin Selman, ka dhënë urdhrin për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, Trump tha se ende nuk ka marrë brifing nga CIA në lidhje me këtë, por se sot do të bisedojë këtë temë me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe zyrtarët e inteligjencës.

“Deri më tani neve na u tha se ai (Bin Selman) nuk ka rol në këtë rast. Do të presim se çfarë do të tregojnë”, tha Trump.

– Ekstradimi i kreut të FETO-s

Ndërkohë Trump në lidhje me atë se nëse do të ekstradohet ose jo kreu i organizatës terroriste FETO, Gülen, tha se “Kjo çështje nuk është diçka që tani jemi duke e vlerësuar. Po shikojmë se çfarë mund të bëjmë për Turqinë, çdo herë shikojmë. Sinqerisht për të gjitha vendet marrëdhëniet me të cilat i kemi të mira e bëjmë këtë”.

“Me Turqinë kemi arritur një moment të mirë. Siç e dini pastorin Brunson e dhanë para disa javësh. Kemi marrëdhënie shumë të mira me Presidentin (Erdoğan). Ai është miku im. Njeri i fuqishëm dhe inteligjent”, u shpreh presidenti amerikan duke folur në lidhje me marrëdhëniet me Turqinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit