11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Truku që mishi i bardhë nga jashtë të jetë kërcëllues, ndërsa nga brenda i lëngshëm

Më të lexuarat

Çdo amvisë duhet ta dijë!

Harroni fërgimin klasik të mishit, sepse nga tani mund të fërgoni mishin e bardhë të pulës sikur kuzhinieri më i mirë.

Kur fërgojmë mishin e bardhë ai shpesh tkurret, digjet apo bëhet elastik. E pra ky është truku i cili do t’ju ndihmojë që të fërgoni në mënyrë të përsosur bërxollat e mishit të pulës.

Bërxollave të prera të mishit të pulës hiqjani lagështinë me peshqir nga të dyja anët, qitni kripë dhe piper.

Pastaj vendosni në frigorifer gjysmë ore.

Nxehni vajin dhe në temperatura mesatare fërgoni bërxollat 9 minuta, ktheni në anën tjetër dhe shtoni një lugë të vogël gjalpë.

Kur gjalpi të shkrihet, fërgoni bërxollat edhe 6 minuta derisa të bëhen të fryra.

 

Kështu mishi i pulës nga jashtë do të jetë kërcëllues, ndërkaq nga brenda i shijshëm dhe i lëngshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit