Trimëria e Mulla Mustafë Fazliu Vidishiqi, ditën e Bajramit luftoi me dushmanin serb

0
359

Personalitet i shquar musliman shqiptar!
Mulla Mustafë Fazliu Vidishiqi (1880-1968), një Hoxhë si ky trim, dijetar dhe atdhetar!
Tregohet se, në ditën e Bajramit të janarit të vitit 1945, plot acar, në xhaminë e Bares së Shalës së Bajgorës, vjen lajmi trishtues se bandat serbo-çetniko-komuniste të Serbisë, bashkë me një brigadë të ushtrisë bullgare, janë nisur drejt Shalës për të bërë masakër. Mulla Mustafa ndërpret vaizin-ligjërimin e Bajramit, dhe u drejtohet xhematit me këto fjalë: “Sot është ditë Bajrami, ditë e shenjtë, por drekën nuk do ta hamë nëpër shtëpitë tona, por të gjithë kush ka armë, i madh e i vogël do të nisemi për Picel të Bajgorës, e atje do të ndeshemi me të pafetë që nuk kanë as din as iman, as që dinë se çka është familja. Atje do të luftojmë e ndoshta shumë prej nesh do të vritemi, por kaurrin nuk e leshojmë me na i shkelë trojet tona. Kur ta fitojmë luftën dhe t’i zbrapsim dushmanët, atëherë do të kthehemi të bëjmë Bajram nëpër shtëpitë tona. Kush i thotë vetës shqiptar, ejani pas meje…!”

Burimi nga libri: “HAMID EMINI-BRUNÇAJ (19.09.1909-16.10.1986) “Doktori” i maleve të lira të Drenicës Dardane”, Emin Fazlija