7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Trillimi në emër të Profetit

Më të lexuarat

Përcillet nga një numër i konsiderueshëm i shokëve të Profetit (alejhi salatu ue selam) se e kanë dëgjuar atë të thotë:

“Një gënjeshtër ndaj meje, nuk është si një gënjeshtër ndaj dikujt tjetër, kush gënjen ndaj meje me vetëdije, le të marrë vendqëndrimin e tij në Zjarr.” (Buhariu, Muslimi etj.)

Ky është hadithi më autentik që transmetohet nga Profeti (alejhi salatu ue selam), nga dhjetëra shokë të tij dhe nga qindra të tjerë pas tyre, ngjan me Kuranin për nga autenticiteti. Kështu që duhet të jesh vërtet i pafytyrë, madje me raste edhe hipokrit i madh (munafik), që të guxosh të trillosh në emër të Profetit, ato që ai nuk i ka thënë. Dijetarët thonë se ai njeri që e përligj këtë si të lejuar, ka rënë në kufër (apostazi).

Hoxhë Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit