12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Tri ushqimet të cilat e luftojnë inflamacionin

Më të lexuarat

Miliona njerëz anë e mbanë botës ballafaqohen me inflamacionin çdo ditë, qoftë përmes lëndimeve, infeksioneve apo ndonjë problemi serioz shëndetësor si artriti apo sëmundjet kardiovaskulare.

Për shumë njerëz ballafaqimi me inflamacionin kronik është betejë afatgjate e cila kërkon menaxhim të vazhdueshëm, prandaj gjetja e mënyrave për ta zvogëluar inflamacionin përmes ushqimit është çelësi kryesor, transmeton Telegrafi.

Ekspertët pajtohen se disa ushqime e nxisin inflamacionin (si sheqeri i rafinuar, ushqimet e fërguara dhe procesuara, etj.) ndërsa disa ushqime tjera kanë veti antiinflamatore.

Më poshtë, jua sjellim disa ushqime të cilat kanë efekte antipezmatuese:

Arrat
Arrat janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, ndërsa shërbejnë si ushqim i mahnitshëm për reduktimin e inflamacionit. Ato përmbajnë nivele të larta të acidit alfa-linolenik, i cili njihet për vetitë e veta anti-pezmatuese.

Arrat gjithashtu ndihmojnë edhe në uljen e kolesterolit të keq, ndërsa e përmirësojnë funksionin e zemrës dhe e shpejtojnë metabolizmin.

Peshku
Peshqit si salmoni i egër, tuna, sardinet, etj., janë burime tjera të mahnitshme të acideve yndyrore omega-3, e të cilat ofrojnë përfitime antipezmatuese.

Acidi eicosapentaeonik (EPA) dhe acidi docosahexaonic (DHA) janë dy llojet kryesore të acideve yndyrore që gjenden te peshqit, e të cilat sjellin përfitime të shumta në shëndetin e njeriut.

Ndërsa ekspertët tjerë, rekomandojnë të hani peshk dy apo tri herë në javë për të pasur një zemër të shëndetshme.

Hudhra
Përveç se shërben si ushqim magjik në kuzhinë, niveli i lartë i sulfurit që gjendet në hudhër njihet edhe për luftimin e inflamacionit dhe zvogëlimin e dhimbjeve të nyejve dhe muskujve./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit