7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Tri çmimet për shpikjet në fushën e teknologjisë lazer

Më të lexuarat

Jepen në Ahen çmimet për shpikje në në fushën e teknologjisë lazer: Shtypjen litografike, ekranët e veçantë OLED dhe përmirësimin e saldimit në industri

Shpikësit e tri metodave të reja me lazer kanë ftiuar çmimin e inovacionit: shtypje litografike pa kimi, një lazer i veçantë për prodhimin e ekranëve OLED dhe një kokë e përmirësuar saldimi për robotë në industrinë e automobilave.

Gjermania paraprin në botë në teknologjinë lazer. Rreth dyzet përqind e të gjithë shitjeve me teknologji lazer në mbarë botën shkojnë në llogaritë e firmave gjermane. Me qëllim që Gjermania të vazhdojë të jetë e aftë për konkurrencë, instituti Fraunhofer për teknologjinë laser në Ahen angazhohet për të siguruar një bashkërendim të ngushtë mes industrisë, universiteteve dhe institucioneve kërkimore, për të realizuar shpikje të dobishme. Shpikësit e tre inovacioneve të ndryshme u nderuan me çmim në Ahen.

Shtypja litografike pa kimi

Me lazer materialet mund të shpohen, të priten, të bashkohen dhe të kallaisen. Mjekët mund ta përdorin atë për të kryer operacione të komplikuara në sy dhe inxhinierët për të prodhuar pjesë të vogla dhe mjaft komplekse këmbimi, të cilat janë aq të forta sa metali i farkëtuar. Imagjinata nuk njeh kufij, studjuesit dalin gjithnjë me ide të reja.

Për shembull Stephan Brüning i firmës Schepers nga Vreden: Ai fitoi çmimin e inovacionit për teknologjinë lazer për procesin e përgatitjes së rulave metalikë me një lazer special me puls shumë të shkurtër për shtypje litografike. Më parë rula të tillë duhej të kalonin nëpër tri procese: Së pari, ata visheshin me një shtresë, pastaj vendosej se cilat pjesë të sipërfaqes që do të thelloheshin për shtyp, dhe në fund këto pjesë përpunoheshin kimikisht.

Falë procedurës së re, ruli vendoset thjesht në aparaturën lazer. Lazeri i bën të gjitha në një rrugë, thotë Bruning dhe ai ka edhe avantazhe të tjera: Në këtë mënyrë shtypja bëhet me cilësi më të lartë, garanton shpikësi: “Unë mund të ndikoj vetë në vëllimin e ngjyrës, gjë që nuk mund të arrihet në një proces litografik, sepse ai ka gjithmonë të njëjtin vëllim.” Procesi lazer është më i mirë edhe për mjedisin, sepse në fund nuk dalin mbeturina kimike.

Ekranët e sheshtë OLED

Çmimi i dytë u dha për një shpikje, që mund të sjellë së shpejti produkte gati në çdo familje: ekrane shumë të holla nga dioda ndriçuese organike, të ashtuquajtura OLED.
Rainer Pätzel nga firma Coherent në Gëtingen dhe ekipi i tij kanë zhvilluar një lazer të special, për t’i bërë OLED-ët të aftë për të shërbyer si ekranë. Sepse që një diodë ndriçuese të bëhet ekran funksionues, duhet të ndizen veç e veç pika të ndryshme ndriçimi. Kjo mund të realizohet vetëm, kur prapa sipërfaqes OLED ndodhet një material gjysmëpërçues stabël, që transmeton sinjalet e ndezjes. “Aty vjen lazeri. Ai e kthen siliciumin amorf, jo të qëndrueshëm, në formë polikristalline të qëndrueshme”, thotë Pätzel.

Në këtë formë mund të përçohen jo vetëm sinjalet. E veçanta e lazerit special, thotë Pätzel, është rentabiliteti i tij: Me të prodhohen shumë copë pa shumë shpenzime. Kështu që prodhimi industrial është shumë afër dhe fletët e holla të ekranit mund të blihen nga të gjithë. “Sigurisht, unë i kam parë. Ato mund t’i thyesh, nuk peshojnë asgjë, ato janë mahnitëse dhe ne jemi duke punuar shumë për të nxjerrë në treg produkte të tilla futuriste.”

 

Saldimi me lazer

Fituesi i çmimit të tretë, Markus Kogel-Hollacher mund të revolucionarizojë së shpejti prodhimin e automobilëve: Në firmën Precitec Optronik në Rodgau në Hesen ai ka zhvilluar një kokë të veçantë lazer për saldimin e robotëve industrialë. Me këtë metodë pjesët e rimorkiove mund të ngjiten së bashku në mënyrë aq të pastër, saqë janë gati menjëherë për lyerje, pa u përpunuar. Në fakt saldimi me lazer nuk është krejtësisht e re. E reja është se kallaji me anë të rrezes lazer vendoset pikërisht në vendin e duhur. Kallaji nxehet paraprakisht dhe për këtë arsye shpërndahet më mirë në mes të llamarinave, thotë shpikësi. Kogel-Hollacher: “Ne mund t’i kapërcejmë dallimet në lartësi, pa e ndryshuar orientimin në kokës ngjitëse. Ne mund të kapërcejmë variacionet në pjesët përbërëse, sepse kemi një tolerancë shumë më të lartë. Dhe roboti mund të punojë gati dy herë më shpejt.”

Dhe kështu llamarinat lidhen me njëra-tjetrën në një kënd shumë më të ngushtë. Kjo nuk do të thotë se makina në të ardhmen do të ketë më shumë qoshe: “Jo, ato ndoshta do të jenë më të rrumbullakëta dhe më të bukura, sepse ka një liri shumë më të madhe projektimi.


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit