10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Trepça 89 me kërkesë interesante për Ramazan

Më të lexuarat

Trepça ’89 edhe zyrtarisht është kampion i Kosovës për edicionin 2016/17. Mirëpo, ceremonia e ndarjes së trofeut për mitrovicasit do të ndodhë në ndeshjen e xhiros së fundit ndaj Feronikelit.

Sipas kalendarit, xhiro 33 do të zhvillohet fundjavën e ardhshme më 28 maj.

Mirëpo, ekipi mitrovicas ka bërë kërkesë në FFK që ndeshja me Feronikelin të zhvillohet të mërkurën për shkak se në fundjavën e ardhshme do të jetë ditë Ramazani dhe shumëkush mund të mos vijë në stadium për këtë arsye, shkruan Gazetasheshi.

Tashmë i ka mbetur FFK-së për të vendosur për një gjë të tillë.

Kujtojmë se edhe Gjilani kishte bërë kërkesë që dueli i tyre me Dritën të luhet të dielën, por një gjë e tillë u refuzua

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit