8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Tregimi për pijanecin që për herë të parë hyri në xhami dhe vdiq në sexhden e parë

Më të lexuarat

Pijaneci për herë të parë hyri në xhami,besimtarët e dëbuan, por ai u ndal për tu falur dhevdiq në sexhden e parë(Tregim këshillues)

Gazetari egjiptian Ahmed Mensur, e kishte thirrë musafir në emisionin e tij televiziv një imam egjiptian, i cili e kishte treguar një tregim shumë prekës dhe udhëzues, meqë rast ishte përlotur edhe Ahmed Mensuri, e ndoshta edhe të gjithë ata që e kishin shikuar emisionin.

Ja, për çka është fjala?

Në fakt, imami kishte treguar sesi një herë, duke mos ditur, e kishte marrë me vete në xhami një njeri i cili kishte qenë i dehur. Kur ata të dy kishin hyrë në xhami, njerëzit që tashmë ishin brenda në xhami, e kishin ndierë erën e keqe. Menjëherë ata e kishin kuptuar se ky njeri kishte hyrë i dehur në xhami dhe kishin filluar të bërtasin dhe ta gjuanin me këpucë. Hoxha ishte ngritur në mbrojtjen e tij, sepse ishte ndier fajtor pse e kishte sjellë atë në xhami.

Imami i xhamisë kishte arritur t’i qetësonte njerëzit, dhe më pas e kishte lutur njeriun që të largohej nga xhamia, e të vinte një ditë tjetër, pasi që të lahej dhe kur të ishte i kthjellët. Mirëpo, ai nuk kishte pranuar që të largohej nga xhamia.

Në ndërkohë kishte hyrë koha e namazit të akshamit dhe njeriu i dehur ishte renditur në saffin e parë, ndërsa xhemati tjetër ishin larguar prej tij, që mos t’i pengonte era e keqe e alkoolit. Pasi e kishin falur namazin dhe kishin dhënë selam, ata kishin vërejtur se njeriu i dehur kishte mbetur në sexhde dhe nuk po çohej. Ata po mendonin se kjo ishte për shkak të dehjes së tij, kështu që hoxha iu afrua, e lëkundi dhe e thirri që të ngritët, por ai nuk u përgjigj as nuk lëvizi. Ai njeriu i dehur e kishte dhënë shpirtin dhe kishte vdekur gjatë sexhdes së tij të parë në jetën e tij. Kjo ishte një pamje që e kishte bërë të qajë xhematin e pranishëm, kurse njëri prej tyre ishte afruar te hoxha dhe i kishte thënë: “O hoxhë, ka kaq shumë vite që falem dhe i lutem Allahut për xhenet, kurse ky për herë të parë hyri në xhami dhe atë i dehur, dhe ndërroi jetë në sexhde.”

Kështu ishte vullneti i Allahut dhe ky është një mesazh i qartë dhe një mësim se asnjë njeri nuk mund të ndërhyjë midis njeriut dhe Zotit të tij, as nuk mund ta dijë se kush është për xhenet ose për xhehenem, madje edhe nëse ndonjë njeri për nga pamja e tij dhe nga gjendja momentale, duket si mëkatar i madh. Ky është vullneti i Allahut, dhe Ai, nëse do, e shpëton robin e Tij nga zjarri i xhehenemit dhe ia hapë derën e pendimit dhe faljes, qoftë edhe pas një kohe të gjatë të kaluar në mëkate.

saff.ba;

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit