10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Tregimi për djalin pa veshë

Më të lexuarat

“Mund të shoh fëmijën tim?” – tha një nënë e lumtur.

Kur e vendosen në kraharorin e saj, ajo e shikoi fytyrën e tij të vogël, dhe mbeti pa fjalë. Mjeku ktheu kokën dhe shikoi nga dritarja, duke e ditur problemin.
Fëmija erdhi në këtë botë pa veshë
Pas një kohe, ata kuptuan se djaloshi mund të dëgjojë, por problem i vetëm ishte defekti fizik.
Një ditë erdhi nga shkolla dhe u hodh në krahët e nënës së tij, ajo u mërzit shumë, e dinte se bashkëmoshatarët e tij do ta përqeshnin.
Djali duke qarë tha: “Një fëmijë më tha… përbindësh i shëmtuar.”
Ai u rrit dhe u bë shumë i dashur mes kolegëve të tij studentë, u bë një shkrimtar i talentuar. Por, problemi fizik nuk i jepte qetësi. E ndiqte atë në jetë dhe në zhvillimin e mëtejshëm.
Babai u konsultua me mjekun e familjes, se çfarë mund të bëhet.
“Unë mendoj se mund të bëhet një intervenim estetik, por për këtë duhet ta gjeni një donatorë”, tha mjeku.
Kaluan dy vite duke kërkuar një person që do të ishte i gatshëm ta bëj këtë për djalin.
Një ditë erdhi babai dhe i tha: “Bir, duhesh të shkosh në spital. Unë dhe nëna jote kemi gjetur dikë që do t’i dhuroj veshët, por kjo duhet të mbetet sekret”.
Operacioni ishte i suksesshëm dhe djali ndryshoi. U liruar nga presioni psikik dhe filloi të jetë i suksesshëm në shkollë dhe në punë. Më vonë u martua dhe hyri në shërbimin diplomatik.
“Por, unë duhet të di se kush më ka ndihmuar”, i thoshte gjithmonë djali babait.
“Kush është ai që u sakrifikua për mua, dhe hoqi dorë nga diçka kaq e vlefshme? Atij personi kurr nuk mund t’ia shpaguaj këtë … ”
“Ashtu mendoj edhe unë, por marrëveshja ishte që kjo të mbetet sekret…”

Shkuan disa vitet, deri në ditën kur mësoi se kush ishte ai që e donte aq shumë. E kjo është ndoshta dita më e vështirë për çdo njeri ….
Derisa qëndroi me babanë mbi trupin e nënës së tij të ndjerë, babai ngadalë ia ngriti flokët e saj të shpeshta … dhe djali e pa se asaj i mungonin të dy veshët.
Babai i tij me butësi tha: “Nëna jote ka qenë shumë e lumtur që pas operacionit tënd kurrë nuk i ka prerë flokët. Edhe pas kësaj ajo ka vazhduar të jetë e bukur, apo jo? ”

_________________

Bukuria e vërtetë nuk qëndron në pamjen fizike, por në zemër, ta dini se Allahu nuk i shikon fytyrat dhe pamjet, por veprimet dhe zemrat e tuaja …

Lumturia e vërtetë nuk qëndron në pasuri, por në atë që është e padukshme për syrin, a ka pasuri më të mëdha se të kesh zemrën e mbushur me iman dhe me islam?

Dashuria e vërtetë nuk qëndron në atë që publikohet, por në atë që e bën për të dashurin, duke e fshehur, prandaj fshihni veprat tuaja të mira që i bëni vetëm në emrin e Tij dhe për kënaqësinë e Tij …

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit