11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Tregimi motivues i irakienit më të pasur në Angli

Më të lexuarat

Tregimi motivues i irakienit më të pasur në Angli, që meriton të lexohet, të merret për shembull dhe të nxirret prej tij mësim!

Në hollin e institucionit mediatik ku unë punoj (në Londër) një klient më pyeti duke më thënë:

-Të lutem, a mund të kryej faljen këtu?
-Natyrisht, iu përgjigja në gjuhën angleze.
Mendova gjatë…. U zhyta në mendime dhe thashë me vete: A është ky musliman apo katolik apo çifut apo…..
-Nënpunës i këtij institucioni je? -, i thashë unë
-Jo, unë jam pronar i një firme, erdha këtu për të përmbyllur llogaritë e vitit 2015 me këtë departament. Llogaritari më tha se do të takohemi pas një ore, por tani ka hyrë koha e faljes së namazit të drekës dhe me duhet ta fal atë.

I thashë:
-Mirë se erdhe o vëlla! Urdhëro, hajde të falësh namazin në zyrën time.
Gjatë ecjes me të, mësova se ai ishte irakian. I thashë:
-Më fal! Në fillim nuk të njoha…… ”
Ai qeshi dhe tha:
-Edhe unë, gjithashtu!
Pasi përfundoi namazin, ai më tregoi historinë e tij. Unë i kërkova që t’ia publikoj në facebook shokëve të mi. Ai e aprovoi këtë gjë dhe më falënderoi.
Në fillim të bisedës unë, pasi iu prezantova, e pyeta kush je?
-Ai më tha: “Babai i Umi-se” (në arabisht përkthehet “nëna ime”)
-Çfarë?
– Vajza ime, e cila quhet Umi, e unë jam babai i Umi – se”, – tha ai.
– Për herë të parë në jetën time e dëgjojë këtë emër?, – unë i thashë atij.
Ai tha: “Për shkak të padrejtësisë dhe dashurisë time ndaj nënës, e kam quajtur bijën time “Umi”, me qëllim që gjithmonë ta kujtoj atë.”
Ai vazhdoi bisedën e tij duke thënë:
– Babai im ishte një tregtar pëlhurash në qytetin Kadhimije. Si djalë i vetëm i tij, unë isha kokëfortë. Prindërit më blinin çdo gjë që dëshiroja, që kërkoja dhe nuk mi refuzonin kërkesat gjatë gjithë kësaj periudhe.
Por, kjo sjellje më shkatërroi dhe më bëri të tregohem mosrrespektues ndaj prindërve. Pas vdekjes së babait, nëna më martoi.
Pas martesës hyra në hasmëri me nënën, i mora dyqanin, paratë dhe ia dorëzova menaxhimin e shtëpisë dhe kursimeve bashkëshortes time, e cila më fliste keq për nënën derisa unë fillova ta urrej, godas dhe mos t’i jap para, megjithëse ajo ishe bashkëpronare me babanë tim në dyqanin dhe tregtinë e pëlhurave.
Bashkëshortja ime arriti në atë gradë sa që jepte urdhëra, më ndalonte dhe ia mbyllte nënës time derën e kuzhinës me qëllim që ajo mos të hajë ushqimin. Të gjitha këto ndodhnin përpara syve të mi, por nuk guxoja të flisja!
Nëna ime, e cila më parë me bujarinë zemërgjeresine, besimin dhe devotshmërine e saj, i ushqente të gjitha familjet… tani u bë e huaj në shtëpinë e saj, e poshtëruar, e urritur, e burgosur dhe e pafuqishme..
Të gjitha këto ndodhnin përpara syve të mi, ndërkohë, unë nuk bëja asnjë gjë….nuk e di!
Një ditë prej ditëve, djali im i vogël më tha:—” Babi, më jep një dirhem, me qëllim ta pështyj Sahiren “magjistare”.
— Përse? , —i thashë unë
—Sepse mami, gjithmonë, më jep një dirhem që të pështyj Sahiren (gjyshen),—tha ai.
Djali tjetër më tha:
—Babi, më jep një dirhem, me qëllim që ta godas qelbësiren…..
Bashkëshortja ime më shtyti në atë gradë sa që nënën time besimtare, adhuruese e cila gjatë jetës së saj nuk ka lënduar as edhe një milingone, ta konsideroja sikur përpara syve të mi kisha një derr dhe jo një nënë e cila lindi, më rriti e më edukoi…..
Komshiu im i varfër dhe jetim që punonte në dyqanin tim, sa herë kur dilte dhe kthehej në shtëpinë e tij (që e kishte me qera) ia puthte duart dhe ballin nënës së tij….
—O Adil, përse ia puth dorën dhe ballin nënës sate, ndërkohë që ajo nuk të ka dhënë asgjë?, —i thashë unë.
—Ajo më ka sjellë në jetë! A nuk ka gjë më të madhe dhe më fisnike se kjo gjë!, —ma ktheu ai.
Ai më pohoi se si ai blinte çerek kilogram mish, me qëllim që nëna e tij ta gatuante, e më pas ia jepte nënës time për të ngrënë (pasi që nëna
ime me përpara ishte ajo që u jepte sadeka atyre)….
Fillova të qaj…. qava për nënçmimin dhe përbuzjen që ka përjetuar nëna ime, si rrjedhojë e sjelljes dhe mosrespektimit tim ndaj saj…..
Nga sjellja e Adilit ndaj nënës së tij, kuptova se si nëna ime ndëshkohej dhe nënçmohej çdo ditë nga ana e bashkëshortes time, e cila kishte arritur, madje edhe ta pështynte dhe godiste; ajo më gënjente dhe më thoshte se nëna jote veproi kështu e ashtu… Ndërsa unë i marri i besoja fjalët e saj….
Allahu më ndëshkoi, tregtia më falimentoi, mallin e dyqanit e shita, kurse paratë i mori bashkëshortja ime, e cila i shpenzoi për blerjen e bizhuterive dhe nëpër bankete e restorante..
Vendosa ta ndëshkoj bashkëshorten për të gjitha sjelljet dhe veprimet e urryera kundrejt nënës sime. Për këtë, unë i thashë se do të blejë një shtëpi në Mensure dhe do të shesë shtëpinë e nënës time në Kadhimije ; do ta regjistrojë shtëpinë e re në emrin tënd, dhe do ta dëbojë nënën për në azilin e të moshuarve… Kur e dëgjoi këtë lajm, ajo u gëzua dhe e miratoi këtë vendim. Pastaj e binda që t’i shiste bizhuteritë e florinjtë.
I thashë se do të marrë nënën time dhe do ta dërgojë tek azili dhe do të kthehem. Ajo u gëzua dhe më tha: “shko ”
Me të vërtet, unë shkova mora nënën, paratë dhe përpara se të largohesha e divorcova bashkëshorten përpara të njëjtit person që na kishte bërë celebrimin fetar dhe i thashë që dokumentin e divorcit t’ia dërgonte asaj pas 10-të ditësh.
Pastaj, me ndihmën e tregtari që kishte qenë mik i ngushtë me babanë tim, kaluam kufirin për në Turqi, ku me pasaporta të falsifikuara arritëm në Londër. Pas mbërritjes sonë atje, ndodhi pushtimi i Kuvajtit.

I kërkova falje nënës sime të dashur, e cila e pranoi; çdo ditë i puthja dorën dhe ballin, ashtu siç vepronte Adili me nënën e tij, i cili më thoshte: “Kush dëshiron të arrijë kënaqësinë e Allahut, ai së pari, duhet t’i përfitojë zemrën e nënës.”
Pasi mbërritëm në Londër, nuk na kishin mbetur asnjë lekë, kështu që fillova të kërkojë punë. Me ndihmën e komshiut tonë, fillova të punojë bashkë me të në larjen dhe pastrimin e xhamave dhe dritareve. Më vonë nëna më tha që ta lija punën me ortakëri dhe të punoja vetëm. Veprova ashtu siç më porositi nëna.
Fillova të punoja në pastrimin e fasadave të lokaleve, dritaret e shtëpive, derisa përgjatë një muaji pata të punësuar më shumë se 10-të punëtorë. Më pas, kërkesat për pastrim shtoheshin ditë pas dite. Kështu që unë hapa zyrtarisht një zyrë, e cila më pas u bë firmë me degë të saj në të gjithë Londrën. Pra, si rrjedhojë e lutjes se nënës time, rizku u shtua shumë e më shumë. Unë hapa degë të firmës në të gjitha qytetet e Britanisë së Madhe. Madje u bëra kontraktori i parë për ministritë, organizatat, firmat, mediat, revistat dhe hotelet.
Bleva shtëpinë e parë dhe e regjistrova në emër nënës time ; u martova me një vajzë të re angleze dhe Allahu më furnizoi me një vajzë të cilën e quajta “Umi”. Më pas familjarisht kryem haxhin.
Bleva një shtëpi më të madhe, një pallat, një hotel dhe një fermë. Sot pas 25-vjetësh që nga dita e mbrojtës këtu në Londër, me mirësinë e Allahut dhe pastaj lutjen e nënës time, unë kam në pronësi më shumë se 100 shtëpi të gjitha të dhëna me qera, një firmë me më shumë se 15,000 mijë punëtor dhe punëtore.
Madje, revista “Biznesmenët Britanikë” më përzgjodhi si irakieni më i pasur në Angli.

I thashë se historia është mbresëlënëse, por cili është synimi i publikimit të saj?

Ai më tha: Kush posedon pasuri dhe ndërkohë nuk i respekton prindërit e tij, Allahu ka për t’ia falimentuar pasurinë, e për rrjedhojë, do të ndëshkohet në fund të Xhehenemit dhe ka për të humbur këtë botë dhe botën tjetër.
Kujt i pakësohet rizku, ndërkohë që nuk i respekton prindërit, le të nxitojë t’u kërkojë falje dhe t’ua përfitojë zemrat, me qëllim që të fitojë rizkun e kësaj bote dhe të botës tjetër .

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit