10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Tregimi: “Më ofroi vetëm ujë për iftar”

Më të lexuarat

Një nga tregtarët më të pasur në Arabinë Saudite e ka treguar këtë ngjarje:

“Unë në ramazan u nisa vetëm për në një qytet, për të ndarë zekat. U ktheva në një vendpushim për ta falur namazin e drekës dhe, pasi isha shumë i lodhur, rashë në gjumë pas namazit. Pashë në ëndërr sesi dikush po më thërret: ‘O robi i Zotit, shko në filan qytezën, atje jeton një musliman i mirë i varfër, i cili tash tri ditë nuk ka ngrënë asgjë!’

Unë u zgjova i tmerruar dhe i frikësuar. E ndryshova drejtimin e rrugës…

Në atë qytet mbërrita në kohën e namazit të ikindisë; hyra në xhami. Aty më në fund e takova njeriun, të cilin e pashë në ëndërr: Betohem në Allahun e Madhërishëm! Menjëherë e njoha. Ai na priu në namaz (si imam). (Më vonë e zbulove se ai ishte imam i asaj xhamie, por punën e tij e bënte vullnetarisht, pa asnjë kompensim) Pas namazit, të gjithë dolën, kurse ai mbeti. Ai mu drejtua mua: ‘Ti je i huaj këtu! A don të bësh iftar tek unë?’ Unë pranova. Në xhami qëndrova deri në aksham, lexova Kuran…

Pak para akshamit, ai erdhi pas meje. Shkova në shtëpinë e tij. Pasha Zotin, në të nuk kishte kurrfarë mobiliesh, fëmijët kishin të veshura rroba të shqyera. Kur erdhi koha e iftarit, solli ujë dhe më tha: ‘Urdhëro!’

Kur më vërejti se isha i habitur, më tha: “Kjo është e gjitha që unë kam në shtëpi. Për Zotin, tash tri ditë, që pimë vetëm ujë!

Atëherë, i nxitur nga ajo skenë, mua më kaploi vaji. Më pas i thashë: ‘Mua Allahu më ka dërguar tek ti! Unë jam filan tregtari. Allahu më urdhëroi që të ju jap pasuri, aq sa më është e mjaftueshme për një vit.’

Pastaj, ai, imami, filloi të qajë duke thënë: ‘Mos të më vejë në konfuzion me pasurinë tënde!’

Mua mu dashtë shumë kohë për ta bindur që të merrte atë që ia jepja. Më në fund, ai i mori afërsisht vetëm 300 euro.”

num.com

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit