6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Tregim mësimdhënës

Më të lexuarat

Tregim mësimdhënës

Djaloshi i quajtur Selim një ditë prej ditëve iku me gjyshin e tij në fushë që gjendej pranë shtëpisë së tyre, ndërsa ky i mundësoi atë ditë të luajë me llastiqe dhe të gjuajë drejtë drunjve që gjendeshin në afërsi.
Djaloshi u mundua shumë, por assesi ta qëllonte cakun. Pas shumë orvatjeve të pasuksesshme vendosi të heq dorë. Megjithatë, rrugës për në shtëpi, vërejti një rosë. Pa menduar shumë, e mori në nishan dhe nga goditja e parë e qëlloi në kokë, gjë që shkaktoi rosa menjëherë të ngordh.
Djaloshi u frikësua , ndaj rosën e ngordhur e fshehu në mes drunjve. Mirëpo motra e tij Selma e vërejti këtë gjë.
Të nesërmen pas hëngrën drekë, nëna i tha Selmës: “Selma, eja t’i lajmë enët!”, ndërsa ajo i përgjigjet: “Nënë, Selimi më tha që ka dëshirë të të ndihmojë rreth punëve të kuzhinës në vend meje”, mandej iu afrua Selimit dhe i pëshpëriti në vesh: “E kujton rosën?”
Selimi u çua dhe i ndihmoi nënës t’i lajë enët.
Ditën e njëjtë gjyshi u tha fëmijëve të përgatiten që të shkojnë së bashku në peshkim. Ndërsa, nëna insistoi që Selma të mbetet dhe ti ndihmojë rreth përgatitjes së ushqimit.
Selma buzëqeshi dhe tha: “Në rregull nënë, por Selimi më tha që ai dëshiron të ngelet dhe të të ndihmojë në vend meje”, mandej iu afrua vëllait dhe i pëshpëriti në vesh: “E kujton rosën?”
Kështu Selma iku në peshkim me gjyshin ndërsa Selimi i ndihmoi të ëmës.
Kjo zgjati disa ditë, Selimi bënte edhe obligimet e veta edhe ato të motrës së tij, deri sa nuk vendosi të shkoj tek nëna dhe t’ia pranojë vrasjen e rosës.
Nëna u ulë poshtë, e përqafoi shumë dhe i tha: “Vogëlushi im, unë di gjithçka! Shikova gjithçka nga dritarja, mirëpo meqë të dua shumë, menjëherë ta fala. Megjithatë, pyesja veten deri kur do të lejosh që Selma të udhëheq me ty dhe të të bëj rob, para se të vish tek unë dhe të ma pranosh këtë gjë.”

Urtësia e tregimit:

Sa do qoftë të jetë e rëndë, çfarë do qoftë që të bësh dhe në çfarë do që të të josh shejtani – qoftë gënjeshtër, dyshim, frikë, urrejtje, intolerancë…,apo me çfarë do që të ballafaqohesh – kujto Allahun i Cili shikon gjithçka.
Ai e vëren gjithë jetën tënde dhe dije që Ai të do dhe do të falë, por të lë të shoh deri kur do të lejosh që shejtani të të bën rob të vet.

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit