4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Tre tërmete dridhin Ohrin, nuk ka dëme materiale e as të lënduar

Më të lexuarat

Ohri vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes, por kësaj radhe jo për turizmin që ofron, por për dridhjet e tokës që nuk kanë të ndalur.

Dy tërmete të reja janë regjistruar gjatë mëngjesit të hershëm. Njëri ka ndodhur në ora 02:37 minuta dhe ka qenë i fuqisë 3 shkallë Rihter. epiqendra ka qenë 8 km në lindje të Ohrit dhe në 5 km thellësi.

Tërmeti i dytë ka ndodhur në ora 04:41 dhe ka qenë me fuqi 3.1 shkallë Rihter. Epiqendra ka qenë 13 km në verilindje të Ohrit, në thellësi 1 km.

Tërmeti i tretë ka ndodhur pak para disa minutave.

Tërmetet nuk kanë shkaktuar ndonjë dëm material, përveç shqetësimit të vazhdueshëm te qytetarët e Ohrit dhe rrethinës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit