10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Tre arsyet pse duhet të instaloni iOS 10.3 në iPhone-in tuaj, do habiteni nga ndryshimet

Më të lexuarat

Apple ka lëshuar të hënën iOS 10.3 për iPhone dhe iPad.

Versioni më i ri i sistemit operativ mobil të Apple nuk sjell diçka madhore, por përdoruesit kanë vërejtur disa përmirësime pas instalimit të iOS 10.3.

Shumë njerëz kanë treguar se u është liruar për disa GB hapësira në pajisjen e tyre, pas marrjes së versionit më të ri të iOS.

Të tjerë kanë raportuar se u është shpejtuar iPhone apo iPad, pas instalimit të iOS 10.3, teksa Apple ka bërë përmirësime në animacionet brenda sistemit.

Apple po ashtu ka korrigjuar disa të meta të sistemit të saj, duke e bërë atë edhe më të sigurt, prandaj iOS 10.3 ju rekomandohet ta instaloni sa më parë.

Me iOS 10.3, Apple po ashtu ka bërë kalimin e pajisjeve në sistemin e saj të ri të quajtur APFS, apo Apple File System.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit