17.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

TRE ANËTARË TË NATO-S TË VRARË NGA NJË PERSON ME UNIFORMË TË POLICISË AFGANE

Më të lexuarat

Për këtë ngjarje ka nisur një hetim”, theksoi ISAF, që si zakonisht refuzon të japë informacion për kombësinë e viktimave.

Një person me uniformë të policisë afgane vrau tre anëtarë të Forcës Ndërkombëtare të NATO-s (ISAF) në jug të Afganistanit, njoftoi ISAF.

”Për këtë ngjarje ka nisur një hetim”, theksoi ISAF, që si zakonisht refuzon të japë informacion për kombësinë e viktimave.

”Personi, që mbante veshur një uniformë të Sigurisë Kombëtare Civile të policisë afgane (ONCPA), një njësi e elitës, ka drejtuar armën kundër tre anëtarëve të ISAF duke i qëlluar”, sipas një komunikate të ISAF.

Sulmi i fundit i këtij lloji daton më 19 qershor, kur tre persona me uniforma të policisë afgane vranë një ushtar të ISAF-it në jug të vendit.

Rreth 30 anëtarë të ISAF kanë humbur jetën në rrethana të ngjashme gjatë vitit 2012.

Gjendja e sigurisë së anëtarëve të personelit civil dhe ushtarak të NATO-s është kritike, sepse ata janë ngarkuar të trajnojnë ushtarët, policët dhe funksionarët afganë që do të sigurojnë dhe administrojnë Afganistanin pas largimit të trupave të fundit të NATO-s, parashikuar në fund të vitit 2014.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit