20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Trajneri i Izraelit: Erdhi koha t’i tregojmë Shqipërisë se çfarë mund t’i bëjmë në shtëpi

Më të lexuarat

Fitorja ndaj Skocisë ka kthyer në garë Izraelin për të fituar grupin dhe për të synuar kalimin në Euro 2020 nëpërmjet Ligës së Kombeve. Por trajneri Endi Hercog, pavarësisht kënaqësisë nga ajo fitore, e di që asgjë nuk do të jetë e thjeshtë në këtë turne ku luhet dy herë brenda pak ditësh.

“Ishim të lumtur pas fitores me Skocinë, por 50 minuta pas ndeshjes u thashë lojtarëve që ishte një paraqitje e mirë e megjithatë duhej të fokusoheshim te ndeshja e radhës se nuk ka shumë kohë mes sfidave. Kishim vetëm një stërvitje të mirëfilltë, nuk mund të lodheshim shumë dhe duhej të shihnim se kush ishte i lodhur nga ata që luajtën”, shpjegoi trajneri në konferencën e sotme për shtyp.

“Nëse duam të fitojmë, duhet të luajmë dy ndeshje në javë, lojtarët duhet të përshtaten me këtë pasi kështu do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme dhe do të jetë e rëndësishme. Duhet të marrim gjithmonë vendimet e duhura, të riaftësohemi, lojtarë të jenë të zgjuar që të përshtaten. Por ne kemi mbështetje të madhe dhe mendoj se do të bëjmë një ndeshje të mirë. E përsëris, ndonëse jemi të lumtur për fitoren, ajo nuk është asgjë. U thashë lojtarëve ‘tani e di se çfarë dini të bëni”, por unë pres shumë më shumë prej tyre. Kjo është koha që ne t’i tregojmë Shqipërisë se për ta do të jetë e vështirë në fushën tonë.

Si është Shqipëria? Stili i tyre është krejt ndryshe nga Skocia, ka një cilësi tjetër lojtarësh, edhe në fazën ofensive. Por dua që të jemi ne ata që ndikojnë ritmin. Ne jemi skuadra vendase, duhet të japim të paktën 20% më shumë. Çelësi i çdo ndeshje është të shmangim gabimet në qendër dhe të mos shtyjmë askënd në zonë kur po niset jashtë pasi mund të jetë penallti.

Ndryshimi në krahasim me ndeshjen e parë është i madh, pasi luajmë në shtëpi. Plus tani kemi më shumë stërvitje e ndeshje pas krahëve. Është më e lehtë kur njeh lojtarët dhe ata trajnerin. E rëndësishme është të vazhdojmë me të njëjtin ritëm që nga minuta e parë”, tha Hercog.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit