13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Trajkoviq: Serbët në Kosovë të shqetësohen për suksesin e Daçiqit

Më të lexuarat

Qeveria e re e Serbisë duhet urgjentisht ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës dhe të hartojë një strategji të re për zgjidhjen e problemeve të komunitetit serb në Kosovë, thonë serbët në Graçanicë. Sipas tyre, nga kjo varet edhe ekzistenca e serbëve në Kosovë.

“Prioritet i Qeverisë re të Serbisë duhet të jenë bisedimet më efikase të Beogradit dhe Prishtinës të cilat të sillnin rezultate të vërteta, që kanë të bëjnë me jetën më të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, citon QIK-u “Zëri i Amerikës” (në serbisht) të ketë thënë Rada Trajkoviq, deputete e Kuvendit të Kosovës. Sipas fjalëve të saj, bisedimet e gjertanishme vetëm sa e kanë larguar komunitetin serb dhe shqiptar, kanë ngritur tensionet dhe kanë vështirësuar jetën e qytetarëve.

Ajo konsideron se serbët në Kosovë duhet të shqetësohen për shkak të suksesit të madh të Partisë Socialiste të Serbisë në zgjedhjet parlamentare, sepse siç thotë, politika e liderit të kësaj partie Ivica Daçiq, e cila ka të bëjë me ndarjen e serbëve dhe shqiptarëve si dhe arrestimi i shqiptarëve, serbëve të Kosovës nuk u sjell asgjë të mirë.

Zonja Trajkoviq thotë se sipas saj një qeveri më stabile do të ishte ajo mes Partisë Demekratike dhë asaj Përparimtare, por gjithsesi me koalicionin e Çedomir Jovanoviqit./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit