6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Tragjike! I riu shqiptar i jep fund jetës në stacionin e trenit në Itali

Më të lexuarat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një i ri shqiptar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, ndërsa sot është bërë identifikimi i viktimës.
Bëhet fjalë për një të ri shqiptar me inicialet R. E., 30 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në stacionin e Desios, në Monza, Itali, aty ku edhe banonte viktima. Sipas të dhënave të policisë italiane, viktima që banonte pranë zonës ku ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë, kishte probleme me sjelljen dhe në janar të vitit 2015 ishte arrestuar për një tentativë vrasje, ngjarje e ndodhur në Muggio, ku jetonte më parë.
Në bazë të hetimeve paraprake, dyshimet janë se ai është hedhur në shinat e trenit pak sekonda para se ai të mbërrinte afër stacionit.
Përplasja ka qenë e menjëhershme dhe nuk ka pasur asnjë mundësi për të shpëtuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit