7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Tragjedi: Nëna mbyt në rezervar foshnjën e sapolindur

Më të lexuarat

Një nënë ka mbytur fëmijën e saj të sapolindur në rezervar.
 
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 12 mars në qytetin e Kukësit.
 
Ajo e ka mbytur në ujë fëmijën dhe më pas e ka lënë në digë duke u larguar.
 
Foshnja është sjellë në Tiranë për ekspertizë mjeko-ligjore ndërkoha që gruaja e dyshuar si nëna dhe autorja e krimit është ndaluar nga Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Kukësit.
 
Foshnja e sapolindur ishte gjetur në digën e rezervarit në fshatin Mamëz nga banorët.
 
Fëmija ishte mashkull dhe nuk kishte shenja dhune në trup dhe pas autopsisë u përcaktua se kishte humbur jetën për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga uji./bs/kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit