7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Tragjedi në Shtërpcë: Babai i binjakëve dymuajsh mbyt njërën dhe plagos foshnjën tjetër

Më të lexuarat

Babai i binjakëve dy muajsh ka vrarë njërin fëmijë dhe ka plagosur rëndë tjetrin, pas së cilës edhe është arrestuar, bëjnë të ditur mediat serbe duke cituar RTK 2.

Sipas agjencisë Tanjug, tragjedia ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00.

Foshnja e cila është goditur me thikë në qafë ka vdekur rrugës nga Shtërpca deri në Graçanicë.

Po sipas medieve serbe, foshnjat janë binjakët meshkuj dhe kishin lindur dy muaj më parë.

Babai i tyre DK (36), sipas të dhënave jozyrtare, është një mësues i edukimit fizik në shkollën e mesme në Shtërpcë, raporton RTK2.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit