6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Tragjedi në Poloni, vdesin 5 futbollistë të një skuadre

Më të lexuarat

Pesë futbollistë të së njëjtës skuadër kanë humbur jetën pas një aksidenti në Poloninë Jugore, mëngjesin e 26 marsit.

Pjestarët e klubit të kategorisë së tretë “Wolczanka Wolka Pelkinska FC”, ishin duke udhëtuar me minibusin e klubit të tyre për në ndeshjen kundër Avia Swidnik, kur automjeti u përplas me një kamion.

Viktimat janë portieri 18-vjeçar Patryk Szewczak, vëllezërit Kamil dhe Rafael Pydych, përkatësisht 22 dhe 27-vjeç, 25-vjeçari Mariusz Korzepa dhe 29-vjeçari Kamil Oslizlo.

Burime zyrtare nga policia lokale konfirmuan se tre lojtarë vdiqën menjëherë pas aksidentit, ndërsa dy të tjerë humbën jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit