14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Tragjedi në Hong Kong, përplasen dy tragete, 36 të vdekur

Më të lexuarat

HON KONG – Punonjësit e emergjencës thonë se të paktën 36 njerëz kanë vdekur pasi dy tragete u përplasën mes tyre.

Aksidenti ndodhi mbrëmë vonë kur një anije që mbante pasagjerë për të parë një fishekzjarre u përplas me një anije traget dhe u mbyt.

Anija i përkiste kompanisë Hong Kong Elektric dhe kishte në bord rreth 120 punonjës të kompanisë dhe anëtarët e familjeve.

Policia thotë se punëtorët e shpëtimit me anije dhe helikopterë kaluan natën duke kërkuar për të mbijetuarit.

Aksidenti ndodhi në afërsi të ishullit Lamma në jug të ishullit Hong Kong gjatë një fundjavë pushimi të gjatë për të festuar Ditën Kombëtare të Kinës dhe Festivalin e mes-vjeshtës.bw/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit