9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Tragjedi në Egje, mbyten 13 persona, 7 fëmijë në mesin e tyre

Më të lexuarat

Ujërat e Egjeut kanë gllabëruar sërish në mëngjesin e së mërkurës, 13 jetë njerëzish, 7 prej të cilëve fëmijë.
Tragjedia ka ndodhur në lindje të ishullit grek Farmakonisi, kur një motobarkë që transportonte 29 refugjatë, për arsye që ende nuk dihen është përmbytur, duke i marrë jetën 13 personave, prej të cilëve 4 burra, 2 gra dhe 7 fëmijë.
15 emigrantët e të tjerë janë shpëtuar nga forcat e Marinës Detare që kanë marrë pjesë në operacion, ndërsa ende vazhdojnë kërkimet në zonën detare përreth ishullit për një person tjetër që konsiderohet i humbur.
Tre prej të shpëtuarve janë në gjendje serioze për jetën dhe janë transportuar në spital në gjendje kome.
Tragjedia ndodhi vetëm disa orë pasi Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit ka deklaruar se numri i emigrantëve dhe refugjatëve të mbërritur në Europë këtë vit, nga toka dhe deti, ka kaluar shifrën prej 1 milion vetë, katër herë më tepër se viti i kaluar.
Më shumë se 800.000 vetë kanë kaluar nga Turqia nëpërmjet Greqisë, prej të cilëve vetëm 500.000 kanë hyrë në Europë nëpërmjet ishullit grek të Mitilinit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit