12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Tradita e hershme turke e “pagesës paraprake” të bukës, për të ndihmuar nevojtarët

Më të lexuarat

Zakoni i ofrimit të bukës

Në shumë vende perëndimore është bërë e zakonshme kohëve të fundit që njerëzit të dorëzojnë para të thata për një filxhan kafe shtesë apo edhe për një vakt ngrënieje plus, teksa parapaguajnë. Parapagimi mbahet e ruhet në banak për një person tjetër, rëndom nevojtar.

Në Turqi, kjo ide në pamje të parë moderne e “pagesës paraprake”, daton shekuj më parë. Quhet ‘askıda ekmek’ dhe lidhet enkas me parapagimin e saj për bukë apo për të ushqyer kafshët a shpezët.

Dhënia e ekmek-ut (bukës) ka një rëndësi të veçantë në Turqi, sepse në besimin Islam buka e ruan jetën dhe ruajtja e jetës është e shenjtë. “Buka? … Eshtë absolutisht e rëndësishme ..” thotë Armanios.

Më tej ai vijon: Në hadithet muslimane, thëniet e mbledhura të Profetit Muhamed, buka është ‘nimet’, një bekim i dërguar nga Zoti. Nëse një copë bukë bie padashje në tokë, copa e bukës duhet të merret menjëherë para se ta vendoset diku me lart. Disa njerëz e puthin para se ta bëjnë këtë për të shpalosur edhe më tej se kaq respektin e tyre për të. Buka e bardhë masive piqet dy herë në ditë në Turqi dhe çdo vakt shoqërohet me një shportë plot me bukëza të freskëta, të prera hollë. Dromcat nuk hidhen kurrë kur buka grimcohet.

Shpesh e më shpesh, vërehen qese plastike që përmbajnë bukë të ndenjura në të tilla qese të varura, në kangjella apo edhe në gardhet e shtëpive, ashtu përgjatë rrugicave apo rrugëve, me qëllim që njerëzit në nevojë t’i marrin ose për nevojat vetjake, ose për të ushqyer kafshët a shpezët shtëpiake.

FX44E5 Bread rolls in Bag, Istanbul, Turkey

Qese plastike me bukë të ndenjura, të cilat varën në pemë rrugicash, që nevojtarët të ushqehen me to.

Kjo ndodh për t’iu ardhur në ndihmë nevojtarëve, por në një mënyrë të atillë që të mos identifikohet as dhuruesi dhe as marrësi në nevojë i bukëzave në qese plastike të varura në trungjet e pemëve./ BBC

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit