6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

“Tradhëtia” e Teuta Rugovës: ç’pritet të ndodhë në politikën kosovare nga e bija e ish-Presidentit

Më të lexuarat

Nga Blendi Gashi

Mandatari i koalicionit PDK-AAK-NISMA për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka nisur shembjen e LDK-së me aleatët e saj pasi e ka goditur mu në zemër, duke marrë mbështetjen e familjes së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, për formimin e qeverisë.

Edhe pse nuk ka ende një firmë në letër, kreu i AAK-së përmes një postimi në Facebook ka lënë të kuptohet se deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, vajza e presidentit Ibrahim Rugova, do ta votojë atë për kryeministër dhe të vazhdojë besimin ndaj Haradinajt të cilin ky i fundit e mori edhe në vitin 2004 kur i ndjeri Rugova e bëri kryeministër duke lidhur koalicionin qeverisës me AAK-në.

Dhe janë dy njerëz më meritorët që mund të ketë ndikuar që Teuta ta japë votën për Haradinajt dhe të lë në lloç partinë e saj: bëhet fjalë për Astrit Haraqinë dhe Dardan Gashi (ish-ministër i Mjedisit), ish-drejtues të Listës Rugova, listë kjo e dalë nga LDK dhe që në zgjedhjet e 2010-tës garoi në listën zgjedhore të AAK-së, ku më pastaj u shkëputën nga partia e Ramushit dhe përfunduan në koalicion qeverisës me PDK-në.

Padyshim se përveç dyshes Haraqija – Gashi, edhe Ukë Rugova djali i presidentit të ndjerë, poashtu një prej themeluesve të Listës Rugova, mund të ketë pasur një ndikim tejet të madh që motra e tij Teuta ta tradhëtoi parinë që themeloi babai i saj.

Të tre personat e lartcekur dihet fare mirë se nuk kanë marrëdhënie të mira me LDK-në dhe Isa Mustafën pasi në një mënyrë janë ndjerë të përjashtuar dhe kështu tashmë po i hakmerren duke ju ndihmuar dikur rivalëve të tyre.

Ja pse Teuta do prish koalicionin e “paqes” dhe Pacolli do përfundojë në koalicion me PAN-in

Me rrëmbimin e parë të votës brenda koalicionit të ashtuquajtur të “paqes” LDK-AKR-NISMA, Haradinaj ka nisur përfundimisht shembja e tij.

Krerët e PAN-it kanë zgjedhur në mënyrë të përsosur rrugën se si ta përçajnë atë, të bëjnë votat për qeverinë dhe ta lënë me “gishta në gojë” LDK-në nëse këmbëngulë të mos bëhet pjesë e qeverisë.

Pas “PO”-së së Teutës për Haradinajn kryeministër, tashmë rrugën e hapur për ta bërë një gjë të tillë dhe pa marrë epitetin e “tradhëtarit” e ka Behgjet Pacolli i AKR-së. Kjo parti dhe katër deputetët e saj tashmë lehtësisht mund të dalin nga koalicioni i “paqes” dhe të përfundojnë në koalicionin e “luftës”, pasi që mund ta akuzojnë LDK-në se nuk ju përmbajti marrëveshjes dhe një deputete e saj theu rregullat e marrëveshjes duke pranuar ta votojë koalicionin PAN.

Dhe duke parë takimet e fundit të krerëve të AKR-së me drejtues të PDK-së brenda kësaj jave ose fillimin e javës tjetër, lehtësisht mund të ndodhë që Pacolli të largohet nga LDK edhe pse së fundmi ka mohuar se do bashkohet me PAN-in duke lënë hapur një qeveri të mundshme me Vetëvendosje-n.

Por Teuta Rugova tashmë ka ndryshuar krejtësisht matematikat dhe partisë së Isa Mustafës i mbetet ose të zgjedhë opozitën ose të lidh ndonjë marrëveshje politike për një qeveri me mandate të caktuar për çuarjen përpara të temave të mëdha si Demarkacioni, Asociacioni, ushtria e liberalizimi i vizave.

I vetmi reagim që ka ardhur nga LDK pas konfirmimit të Haradinajt se e ka përkrahjen e familjes Rugova për qeverinë, është nga Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër nga kjo parti, por që nuk ka përmendur për asnjë moment “tradhëtinë” e Teuta Rugovës. Ai ka shkruar se “shtëpia e presidentit Rugova është e hapur për të gjithë. Edhe për kundërshtarët politikë. Përkulja që të gjithë i bëjnë atij tregon për madhështinë që ka”.

Këtë që e ka thënë Hoti nuk e konteston askush, por më e rrugës do ishte të deklarohet nëse bashkëpartiakja i ka “tradhëtuar” apo jo. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit